Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston tre të dyshuar dhe sekuestrohen 24 revole

Tet 3, 2023

Hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimit të Organizuar (Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda) të Policisë së Kosovës, pas një pune hetimore dhe operative në teren në pikën e kalimin kufitar në Merdare, kanë ndaluar veturën e tipit Mercedes me tabela të huaja, të cilën e drejtonte i dyshuari H. H., (1975) me shtetësi Gjermane. Gjatë kontrollit të veturës së personit të dyshuar janë gjetur njëzetekatër (24) revole.

Lidhur me rastin pas arrestimit të personit të parë të dyshuar, në pikën kufitare Merdare, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime të tjera hetimore me qëllim të zbardhjes së rastit, me ç’rast kanë kontrolluar tri lokacione: dy (2) lokacione në Pejë dhe një (1) lokacion në Skenderaj.

Në Pejë janë kontrolluar një pronë e të dyshuarit të parë H.H si dhe një pronë e të dyshuarit B.H., (1984) ndërsa në Skenderaj është kontrolluar prona e të dyshuarit H.Z., (1972).

Në lidhje me rastin si dëshmi materiale janë sekuestruar:

– 24 revole të tipit Zoraki 9 mm, të modifikuara nga lloji i armës me plumba me gas, në armë me fishekë zjarri

– 1 veturë furgon – Mercedes me targa gjermane

– 650 euro para të gatshme

– 3 telefona

– 1 DVR

Me aktvendim të prokurorit kompetent pas intervistimit, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor, prej 48 orë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM