Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka qenë nder i madh për Kryeqytetin që bashkë me Ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi, të përurojnë parkun e lagjes “Arbëria” me emrin e ish kryeministrit të Japonisë, mikut të madh të Kosovës, Shinzo Abe.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se shndërrimi i kësaj hapësire në park sipas arkitekturës japoneze, do t’ju mundësojë qytetarëve që të kenë më shumë hapësira të gjelbra, rekreative dhe qasje më të shpejtë në qendrën e qytetit.






