Build Skills with our trainings

Sign up now!

KDI: Pushteti dhe Opozita të vënë interesin qytetar në qendër duke votuar marrëveshjet ndërkombëtare

Tet 4, 2023

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) shpreh shqetësim lidhur me mos votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga ana e Kuvendit të Kosovës as në seancën e sotme. Pesë marrëveshje ndërkombëtare që janë sjellur për votim në seanca të Kuvendit po dështojnë të miratohen në Kuvend që nga prilli i këtij vitiedhe pse kanë qenë pjesë e rendit të ditës në 28 seanca. Bëhet fjalë për Marrëveshje që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve, për projekte si kredia për përmirësimin e rrjetit të transmetimit, kredia për rindërtim dhe zhvillim për projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”, marrëveshja për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master dhe kredia për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike. 

Mosmiratimi i tyre përveç që dëmton interesin qytetar rrezikon që ta paraqes Kosovën si partner jo serioz pasi ka marrë zotime dhe po dështon ti zbatojë ato në praktikë, siç është rasti me njërën nga këto marrëveshje, ajo me Mbretërinë e Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Duke qenë se miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare kërkon 2/3 e votave në Kuvend, nevojitet bashkëpunim i gjerë politik mes pushtetit dhe opozitës. Natyrisht që përgjegjësinë kryesore për sigurimin e votave e ka partia në pushtet, e cila duhet të ju prijë përpjekjeve për konsensus. Rrjedhimisht, u kërkojmë subjekteve politike parlamentare që duke vënë në qendër interesin qytetar dhe shtetëror të Kosovës, të gjejnë gjuhën e përbashkët për tu hapur rrugë jetësimit të këtyre marrëveshjeve, duke i miratuar ato në Kuvend sa më parë, thuhet në komunikatën për media e KDI-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM