Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mbahet mbledhja e 8-të e Komisionit Bilateral ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut

Tet 4, 2023

Bashkëpunimi i frytshëm mes Kosovës dhe Luksemburgut, vijoi me mbledhjen e 8-të të mbajtur online të Komisionit Bilateral mes dy vendeve tona. Kosova përfaqësohej nga zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, shoqëruar dhe nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ndërsa pala e Luksemburgut nga Franz Fayot, ministër për Bashkëpunim për Zhvillim dhe Çështje Humanitare dhe Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Ministri Fayot, fillimisht shprehu ngushëllime për policin e rënë në krye të detyrës në sulmin terrorist të 24 shtatorit, Heroin e Republikës së Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe përgëzoi punën e policisë dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ministrin për mesazhin e tij. Ndërkohë në kuadër të mbledhjes, ai tha se Plani Kombëtar për Zhvillim duhet të na shërbejë si udhërrëfyes për harmonizimin e projekteve. Po ashtu, këto projekte dhe të tjera të financuara nga donatorët në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës duhen fuqizuar në koordinim e sinergji më të mirë.

Pas një bashkëpunimi të mirë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut, së bashku edhe me Ambasadën e saj në Prishtinë, është arritur dhe hartimi i 4 projekt-propozimeve që do të financohen nga marrëveshja e vitit 2022-2025.

Kjo Marrëveshje është vazhdimësi e aktiviteteve të bashkëpunimit zhvillimor të zbatuara deri më sot, por shënohet edhe nga një diversifikim i bashkëpunimit me Kosovën, duke integruar më tej një lidhje me sektorin privat në Kosovë dhe atë në Luksemburg. Programet e reja synojnë veçanërisht të mbështesin fushat e shëndetësisë; trajnimin profesional; rritje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme; si dhe shoqërinë civile.

Projektet ofrojnë mbështetje për qeverisjen, zbatimin e politikave, programeve dhe iniciativave për zhvillimin e punësimit, sektorit privat dhe sektorit të inovacionit dhe kërkimit.

Ndërkaq, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, njoftoi për punën dhe prioritetet e ministrisë, duke theksuar objektivat në zhvillimin e Energjisë së Ripërtëritshme.

Në këtë takim po ashtu u bë dhe prezantimi i të arriturave të projekteve të kaluara dhe prezantimi i të priturave nga projektet 2022-2023, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM