Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPJD: Mbahen konsultimet politike me Lihtenshtajnin, Presidencën e radhës së Këshillit të Evropës

Tet 4, 2023

Mbahen konsultimet politike me Lihtenshtajnin – Presidencën e radhës së Këshillit të Evropës

Nën drejtimin e Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti dhe ambasadorit Martin Frick, drejtor i Zyrës për Politikën e Jashtme të Principatës së Lihtenshtajnit u mbajtën sot konsultimet politike ndërmjet dy vendeve.

Përgjatë këtyre konsultimeve u diskutua për avancimin e marrëdhënieve ekonomike, shkëmbimin e përvojave në edukim dhe avancimin e bashkëpunimit bilateral në fusha tjera me interes të përbashkët. Diskutimet u përqendruan posaçërisht në avancimin e procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë Presidencës së Lihtenshtajnit (nëntor 2023 deri në maj 2024).

Ahmeti e njoftoi ambasadorin Frick me përparimin e Republikës së Kosovës në indekset e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit dhe theksoi se ky përparim e ndihmon Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës.

Zëvendësministri Ahmeti foli po ashtu mbi rëndësinë e sigurisë në rajon, duke e informuar Ambasadorin Frick mbi sulmin terrorist nga grupet e armatosura serbe në veri të vendit. Ai theksoi se në këto momente kritike komuniteti ndërkombëtar demokratik duhet të ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe të vendosë sanksione kundër atyre që cenojnë paqen dhe sigurinë në rajon dhe shkelin vlerat evropiane.

Zëvendësministri Ahmeti falënderoi ambasadorin Frick për mbështetjen e vazhdueshme të Lihtenshtajnit për Kosovën në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe e njoftoi atë për përparimin e vendit në rrugën e integrimeve evropiane, thuhet në komunikatën për media e MPJD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM