Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci sot në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit i ka uruar dhe falënderuar të gjithë mësimdhënësit për punën që po e e bëjnë me përkushtim dhe për sakrificën e madhe në arsimimin e brezave të rinj.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se roli i mësimdhënësve në procesin edukativo-arsimor është i shumë i rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë, se puna me nxënës është përgjegjësi dhe jam e vetëdijshme që ky angazhim kërkon shumë energji e vullnet nga të gjithë.
Si ministri jemi duke punuar shumë në rregullimin e sektorit të arsimit, të cilin e kemi gjetur me shumë mangësi në të gjitha hallkat e funksionimit. Prioriteti ynë është të përmirësojmë cilësinë në arsim, duke rregulluar infrastrukturën ligjore dhe fizike.
Mësimdhënia cilësore duhet të jetë mbi të gjitha preokupimi ynë i përbashkët dhe përgjegjësia ndaj fëmijëve, qytetarëve e vendit. Me punë e angazhim të përbashkët jam e sigurt se do të ja dalim.
Edhe njëherë, ju faleminderit për punën dhe përkushtimin tuaj të palëkundur në edukimin e fëmijëve tanë.
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit!






