Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia e Kosovës gjenë eshtrat e njeriut që dyshohet se i përkasin luftës së vitit 1998/1999

Tet 5, 2023

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në bazë të analizës së informatave të pranuara, ka arritur që të sigurojë informacione për mbetje eshtrore të një trupi të njeriut, i cili figuron në Listën Kombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë gjatë periudhës së luftës së vitit 1998/1999.

Pas identifikimit të lokacionit të dyshuar, në vendin e ngjarjes përveç njësive përkatëse policore, kanë dalur edhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, ku pas gërmimit/ekshumimit, janë hasur gjetje eshtrore me interes forenzik që besohet se janë të trupit të njeriut dhe dyshohet se i përkasin periudhës së luftës së fundit.

Lidhur me rastin, tërheqjen e gjetjeve eshtrore e ka kryer Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe të njëjtat janë dërguar në IML për obduksion dhe identifikim.

Po ashtu pas veprimeve të ndërmarra rreth këtij rasti, për këtë lokacion është lëshuar urdhëresë nga Gjykata Themelore Departamenti Special- Prishtinë dhe ky vend mban Kodin TWE, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM