Build Skills with our trainings

Sign up now!

Szunyog takon Zogaj, diskutojnë mbi zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë

Tet 5, 2023

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, u takua me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë dhe për të riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë.

Duke theksuar se pavarësia e gjyqësorit është gur themeli i sundimit të ligjit dhe një kërkesë esenciale për çdo shoqëri demokratike, ambasadori i BE-së në Kosovë tha: “Fatkeqësisht, jemi dëshmitarë të një trendi shqetësues ku anëtarët e qeverisë kritikojnë vendimet e gjykatave, zhvillimin e hetimeve në vazhdim apo edhe prokurorët dhe gjyqtarët individualë. Gjyqësori duhet të jetë i lirë nga presioni politik, në mënyrë që të respektohet ndarja e pushteteve dhe sistemi i kontrolleve dhe balancave.”

 

Duke përshëndetur përpjekjet e vazhdueshme për përmirësimin e cilësisë së statistikave në lidhje me lëndët e zgjidhura gjyqësore, ambasadori i BE-së në Kosovë tha: “Statistikat e besueshme janë kruciale për të vlerësuar efikasitetin e sistemit të drejtësisë. Ato janë gjithashtu një mjet për t’ia komunikuar publikut punën e bërë, në mënyrë që të rritet besimi i qytetarëve në gjyqësor.”

Teksa rikujtoi Deklaratën e nënshkruar të Përkushtimit të Përbashkët për reformat në drejtësi, e cila u mirëprit nga BE-ja, Szunyog theksoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të mekanizmave ekzistues për llogaridhënien, integritetin, efikasitetin dhe transparencën e sistemit gjyqësor.

Gjatë takimit, të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për procesin e reformave në vazhdim dhe planet e investimeve në sistemin e drejtësisë me qëllim përmirësimin e qasjes në drejtësi. Në këtë drejtim, ambasadori i BE-së në Kosovë rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, duke përfshirë edhe përmes disa projekteve të financuara nga BE-ja, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së BE-së në Kosovë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM