Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti pret Musliun, dakordohen për koordinim të vazhdueshëm për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

Tet 6, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Lëvizjes së Progresit Demokratik, Shqiprim Musliu, njëherësh nënkryetar i Komunës së Bujanocit.

Në takim u bisedua për brengat dhe shkeljet, të cilat në mënyrë të vazhdueshme i përjetojnë pakica shqiptare në Serbi, për atë se çfarë mund të bëhet së bashku për të përmirësuar këtë.

Kryeministri Kurti njoftoi nënkryetarin Musliu me zhvillimet e fundit në vend dhe situatën e sigurisë, veçanërisht pas sulmit terrorist, paramilitar dhe kriminal mbi Policinë e Kosovës, të dielën e 24 shtatorit, ku në krye të detyrës ra rreshteri i Policisë, tash Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku.

U dakorduan për komunikim të rregullt dhe koordinim të vazhdueshëm për çështje me interes për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM