Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi.
“Demokracia e një shteti përveç të tjerash bazohet edhe në fqinjësi të mirë me shtetet përreth, e në këtë aspekt Maqedonia e Veriut është shteti me të cilin kemi bashkëpunim të shkëlqyer në shumë drejtime”, ka theksuar ministri Maqedonci.
Ministri Maqedonci në takim me ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Jusufi, është diskutuar rreth shumë çështjeve të cilat kanë të bëjnë me fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, si dhe reagimit të përbashkët në rast emergjencash civile.
Ambasadorja Jusufi nga ana e saj ka theksuar faktin se Maqedonia e Veriut është e interesuar të thellojë bashkëpunimin dhe që mbështetë Republikën e Kosovën në synimin për të qenë pjesë e organizatave euro-atlantike dhe në organizatat e mekanizmat e tjerë ndërkombëtar, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.






