Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAShTI: Nagavci merr pjesë në ceremoninë e fillimit të vitit akademik në Kolegjin Publik të Biznesit në Mitrovicë

Tet 6, 2023

Fillimin e vitit të ri akademik në Kolegjin Publik të Biznesit në Mitrovicë, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e ka vlerësuar si moment të rëndësishëm për arsimin në Kosovë.

Në ceremoninë e fillimit të vitit akademik, ministrja ka theksuar se ky kolegj, i pari publik në vend, po i hap dyert për 258 studentë të rinj, të cilët përfaqësojnë shpresën tonë për të ardhmen.

“Ky vit shënon një hap të madh përpara, pasi Kolegji ofron 4 programe në Baçelor në fusha të veçanta dhe një program në nivelin Master, të akredituar nga agjencia EVALAG në Gjermani dhe validuar nga Agjencia për Akreditim në Kosovë. Kjo është një mundësi unike për të mësuar dhe zhvilluar veten në nivelin më të lartë të arsimit”, tha ministrja Nagavci.

Ajo tha se MAShTI ka treguar përkushtim të madh për këtë projekt, ndërsa theksoi se kjo është një dëshmi e qartë e synimit tonë të përbashkët për një arsim të lartë konkurrues për studentët tanë.

Ministrja Nagavci ndër të tjera theksoi përkushtimin për bashkëpunim të ngushtë me IBCM për ta avancuar atë duke e bërë model për diversitetin në arsimin e lartë jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.

Në këtë Kolegj, 32 përqind e studentëve të rinj vijnë nga komunitetet jo shumicë, duke e bërë këtë kolegj një vend të hapur dhe inkurajues për të gjitha komunitetet, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM