Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vitia: MSh dhe ShSKUK do të vazhdojnë me investime për të lehtësuar trajtimin e grave të prekura nga kanceri

Tet 6, 2023

Në kuadër të muajit  të Ndërgjegjësimit për luftimin e Kancerit të Gjirit, sot, ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia vizitoi Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe Rikonstruktive.
Ministri Vitia, shprehi kënaqësinë se shteti i Kosovës për herë të parë, përmes buxhetit të ShSKUK, ka siguruar mbi 100 implante dhe 50 ekspander, ku tashmë rikonstruktimi i gjirit mund të bëhet në QKUK, pa pasur nevojë që të paguhet 3 deri në 5 mijë euro në institucionet private shëndetësore.
Sipas tij, mbi 50 gra do të kenë mundësinë të bëjnë rikonstruktimin e Gjirit, ku Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë me investime me qëllim që gratë e prekura nga kanceri të kenë me të lehtë diagnostikimin dhe trajtimin e tyre në institucionet publike shëndetësore.
Drejtoresha e Klinikës së Kirurgjisë Plastike dhe Rikonstruktive, Dr. Violeta Zatriqi, falënderoi Ministrin Vitia që ka mbështetur furnizimin me implante dhe materiale për të bërë rikonstruktim të gjirit.
Ajo theksoi se deri me tani për 25 gra është kryer me sukses rikonstruktimi i gjirit dhe pritet të vazhdohet me rikonstruktim edhe te gratë e tjera.
Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK, do të  vazhdojnë me investime të tjera për të lehtësuar diagnostikimin dhe trajtimin e grave të prekura nga Kanceri.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM