Build Skills with our trainings

Sign up now!

Arrestohet një person i dyshuar për veprat penale shtytja në vetëvrasje dhe fajdeja

Tet 7, 2023

Policia në Mitrovicë ishte njoftuar se një person ishte dërguar nga familjaret e tij në emergjencën e Spitalit Rajonal ne Mitrovicë, pasi që dyshohej se kishte konsumuar tretës kimik (domestos). Viktima kishte pranuar tretmanin mjekësor ne emergjencën e spitalit rajonal dhe me pas ishte përcjell në QKUK-Prishtinë për trajtim të mëtejmë ndërsa pas tretmanit mjekësor gjendja e viktimës ishte stabile.

Sektori Rajonal i Hetimeve nga DRP Mitrovicë, ka filluar me hetimin e rastit ku pas intervistimit të viktimës dhe disa dëshmitarëve në lidhje me rastin, janë gjetur dëshmi se viktima kishte marrë para me fajde nga një person dhe nga presioni për të paguar fajde, kishte tentuar të kryejë vetëvrasjen. Gjatë zhvillimit të hetimeve është identifikuar personi i cili dyshohet se është i përfshirë në këtë vepër.

Sot me datën 07.10.2023, rreth orës 07:00, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë arrestuar të dyshuarin në vendbanimin e tij dhe gjithashtu është kryer kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit mirëpo nuk ishte gjetur ndonjë dëshmi në lidhje me rastin. Pas intervistimit në prezencën e avokatit, i dyshuari B.D., 48 vjeçar me vendim të prokurorit është ndaluar në ndalim policor për 48 orë. Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti cilësohet “Shtytja në vetëvrasje” dhe “Fajdeja” të paraparë me Kodin Penal të Kosovës, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM