Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit terrorist kundër Izraelit, duke thënë se jemi të tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Twitter ka thënë se Kosova shpreh solidaritetin e plotë me Presidentin Isaac Herzog, me popullin dhe shtetin Izraelit në këto orë të errëta.
Mendimet tona janë me familjet e viktimave.




