Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, në kuadër të aktivitete të planifikuara për qëllim të sigurisë rrugore që nga data 1 tetor deri sot ka shqiptuar 2803 gjoba, ka konfiskuar 61 patentë shofer si dhe ka larguar nga qarkullimi 18 motoçikleta.
Angazhimet për sigurinë në trafik (për çdo lloj kundëvajtje), do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.




