Build Skills with our trainings

Sign up now!

Termokos fillon matjen në bazë të konsumit, sezona e parë fazë testuese

Tet 9, 2023

Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të NP “Termokos”, Visar Vokrri me kryeshefin ekzekutiv të ndërmarrjes, Fisnik Osmani kanë zhvilluar një takim me Bordin e ZRRE-së, të kryesuar nga Ymer Fejzullahu, për të diskutuar modalitetet për fillimin e fazës testuese për metodën e re të faturimit sipas konsumit.

Në këtë takim janë shqyrtuar rekomandimet e ekspertëve dhe mbikëqyrësve të pavarur sa i përket kalimit nga metoda e faturimit sipas sipërfaqes ngrohëse në metodën e re sipas konsumit. Instalimi i njehsorëve, alokatorëve të ngrohjes, termokokave dhe valvolave balancuese tek 15 mijë konsumatorë të ndërmarrjes, në kuadër të projektit “Prishtina Heat Save” i ka hapur rrugë transformimit të metodës së faturimit.

Bazuar në rekomandimet e ekspertëve, ju informojmë se sezona ngrohëse 2023/2024 do të jetë fazë testuese e metodës së faturimit sipas konsumit. Kjo fazë do t’u mundësojë NP “Termokos” dhe ZRRE-së, që të realizojnë të gjitha analizat teknike, financiare dhe softuerike për të mundësuar një tranzicion sa më të sigurtë në metodën e re të faturimit.

Ndërkohë, kjo fazë testuese do të shoqërohet edhe me një fushatë vetëdijësimi dhe informimi për mënyrat e përdorimit të pajisjeve të instaluara dhe mundësinë e kontrollimit të shpenzimeve të tyre për ngrohje.

NP “Termokos” apelon tek të gjithë konsumatorët për bashkëpunim të ngushtë, që duke përcjellë rekomandimet për përdorimin e këtyre pajisjeve të fillojnë kontrollimin e shpenzimeve të tyre për ngrohje, gjë që do të ndihmojë realizimin e plotë të kësaj faze testuese dhe kalimin nga metoda e faturimit sipas sipërfaqes ngrohëse në metodën e re sipas konsumit, thuhet në komunikatën për media e NP Termokos-it.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM