Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT: Murati takohet me drejtues të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore

Tet 11, 2023

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati gjatë Takimeve Vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar që po mbahen në Marakesh të Marokos është takuar me Bo Li, zëvendës Drejtor Menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Alfred Kammer, Drejtor për Evropë nga FMN, si dhe Antonella Bassani, zëvendëse Presidente për regjionin e Evropës dhe Azisë nga Banka Botërore.

Në këto takime, janë diskutuar një sërë çështjesh që lidhen me ecuritë e fundit ekonomike e fiskale, pritjet për vitin e ardhshëm dhe vitet në vijim si dhe për bashkëpunimin midis Ministrisë së Financave, Punë dhe Transfereve dhe FMN-së e Bankës Botërore.

Për sa i përket zhvillimeve gjatë vitit 2023, Murati theksoi se përkundër vështirësive që vijnë nga ambienti i jashtëm, vlerësimet më të fundit tregojnë se rritja ekonomike do të jetë solide.

Ministri Murati po ashtu informoi përfaqësuesit e lartë të FMN-së dhe Bankës Botërore për përformancën e mbledhjes së të hyrave buxhetore, me theks të veçantë tek të hyrat tatimore. Ai tha se ky është viti i tretë me radhë ku të hyrat tatimore kanë rritje dyshifrore, kjo falë aktivitetit të shtuar ekonomik dhe rritjes së eficiencës në mbledhjen e tatimeve.

Gjatë takimeve u diskutuan edhe portfoliot e projekteve aktive dhe atyre në proces, ku përfaqësuesit falënderun Ministrin Murati për angazhimin e tij të drejtpërdrejt në përshpejtimin e ekzekutimit të projekteve ekzistuese.

Së fundmi, përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe FMN theksuan se projektet që janë negociuar dhe paraqitur në Kuvend për votim janë kredibile dhe me ndikim të konsiderueshëm për ekonominë e Kosovës, prandaj edhe votimi i tyre nga Kuvendi i Kosovës është tejet i rëndësishëm, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM