Policia e Kosovës Apelon te shoferët që të respektojnë rregullat në trafik në të kundërtën mund të mbeten pa patentë shofer.
Policia vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.
Gjatë periudhës kohore Janar – Shtator 2023: 7403 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik dhe 22434 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.




