Build Skills with our trainings

Sign up now!

LVV: Zhurma e opozitës për pushtet jo për shtet

Tet 12, 2023

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje! mbajti sot konferencë për media për mospjesëmarrjen në seancën e ftuar nga opozita për shqyrtimin e propozim-rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

Shefja e Grupit Parlamentar të LV, Mimoza Kusari Lila tha se tendenca apo qëllimi i PDK-së dhe AAK-së që nuk votojnë asgjë në Kuvendin e Republikës, nuk votojnë marrëveshje ndërkombëtare, nuk ka të bëjë me gjendjen apo statusin e policisë së Kosovës por ka të bëjë vetëm me arsyetimin e tyre kinse qeveria nuk është e angazhuar sa duhet, dhe synimi i tyre i vetëm është pushteti dhe jo interesi i shtetit.

Qeveria është e angazhuar që të bëjë zgjidhje për secilën kërkesë të policisë së Kosovës. Policia e Kosovës angazhimin e vet karshi shtetit të Kosovës, për rend dhe ligj, asnjëherë nuk e redukton në mjete materiale, është një motiv shumë më i madh, tha deputeti Enver Dugolli.

Ndërsa deputetja Fatmire Mulhaxha Kollçaku theksoi se qeveritë e mëhershme kanë dështuar në implementimin e ligjit për sigurim shëndetësor, të miratuar në Kuvend, dhe qeveria aktuale është duke punuar në mënyrë intensive në  plotësim ndryshimin e ligjit për sigurim shëndetësor. Qeveria e Kosovës po punon që të sigurohet sigurim shëndetësor, jo vetëm për Policinë e Kosovës por për të gjithë qytetarët.

Sa i përket shtesave të rrezikshmërisë, foli deputeti Mefail Bajqinovci i cili tha se është e rëndësishme të theksohet se për herë të parë kemi qasje të balancuar, dhe po punohet në këtë drejtim. Shumë shpejt do të dilet me një version i cili do të jetë për rrezikshmërinë e policëve të Kosovës. Duhet të shikohet se kush e ka rrezikshmërinë më të lartë, prej atyre në antiterror deri tek ata që punojnë në zyre.

“Në vend se të ishte seancë ku do të ballafaqoheshin argumentet dhe faktet, kjo seancë do të shfrytëzohej mbi premisën e një aksioni policor i cili ka qenë fitore e Republikës së Kosovës. Kjo seancë do të ishte një seancë e cila do ta degradonte edhe debatin për Policinë e Kosovës.”

Për fund, deputeti Arbër Rexhaj tha se sot do të duhej të kishim një debat konstruktiv e jo të politizohet debati për Policinë e Kosovës, thuhet në komunikatën për media e LVV-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM