Build Skills with our trainings

Sign up now!

Maqedonci: Krenar me ushtarakët e FSK-së

Tet 12, 2023

Në Mbretëri të Bashkuar është realizuar gara vjetore “Cambrian Patrol 23”, ku edhe këtë vit Forca e Sigurisë së Kosovës e përfaqësuar nga 12 pjesëtarë të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë, ka marr pjesë në këtë garë dhe ka treguar rezultate të larta duke u stolisur me medaljen e bronzt.

Gara u zhvillua në vargmalet e Wales, ku pjesëmarrës ishin 84 ekipe të ushtrisë britanike dhe 42 ekipe të ushtrive ndërkombëtare dhe u sfiduan në aktivitete të shumta patrulluese dhe taktika ushtarake.

Ministri Ejup Maqedonci tha se ushtarakët tanë sërish treguan rezultat të shkëlqyer në garën vjetore “Cambrian Patrol 2023” që është zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar, duke fituar medalje bronzi në mesin e 124 ekipeve garuese nga shtete të ndryshme.
Krenar me të arriturat e ekipit përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës, krenar me ushtarakët e FSK-së!, tha ministri Maqedonci.

Falenderojmë Ushtrinë Britanike për ftesën, përgatitjen e përbashkët me ekipin përfaqësues të FSK-së, organizimin dhe ekzekutimin e kësaj gare madhështore, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM