Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia e Kosovës parandalon aktivitetet kriminale për kalim ilegal të pikës kufitare dhe kontrabandim me mallra

Tet 12, 2023

Policia e Kosovës, në vazhdën e zhvillimit të aktiviteteve me intensitet të shtuar, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave kryes të veprave penale dhe dukurive të tjera negative, si rezultat edhe i ndërveprimeve të përbashkëta të njësive policore me ato të njësive policore kufitare, kanë ndaluar disa automjete të ngarkuara me mall të dyshuar për kontrabandim në fshatin Kozarevë- KK Zveçan.

Në lokacionin e lartcekur, nga njësitë kompetente policore janë ndaluar pesë automjete të dyshuara, ku nga to 4 (katër) me targa të Serbisë dhe 1 (një) me targa të RKS-së, që të gjitha me drejtues 5 (pesë) të dyshuar meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit të mjeteve janë hasur sasi e konsiderueshme e mallrave (produkte ushqimore dhe higjienike) të dyshuara si të kontrabanduara nga Serbia në Republikën e Kosovës.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit iniciohen rastet ‘kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare’ dhe ‘kontrabandim me mallra’, ku të njëjtat procedohen në procedurë të rregullt, ndërsa mjetet e përfshira në rast dhe mallrat e ngarkuara sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor – Mitrovicë për procedura të mëtejme, në koordinim me Doganën e Kosovës për trajtim sipas kompetencave, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM