Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welech.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se mesazhi “Amerika qëndron me Kosovën” ishte ajo që sot sollën senatorët Shaheen dhe Welch, në këtë kohë sfidash për vendin tonë.
Populli i Kosovës i është mirënjohës përjetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e palëkundur në mbrojtjen e Kosovës së pavarur, sovrane, multietnike e të integruar në strukturat euro-atlantike.




