Build Skills with our trainings

Sign up now!

FSK pjesë e Konferencës dhe Panairit vjetor “AUSA 2023” në SHBA

Tet 14, 2023

Forca e Sigurisë së Kosovës ka nnjoftuar se me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (AUSA), në emër të KOMFSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Shefi Stafit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Ilir Qeriqi po merr pjesë në Konferencën Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2023” në Washington DC. Në kuadër të sesioneve të konferencës dhe panairit vjetor, Gjeneral Qeriqi është takuar me përfaqësuesit e kompanive më të njohura prodhuese të industrisë amerikane të Mbrojtjes, respektivisht pajisjeve ushtarake, ku u njoftua me zhvillimet e fundit teknologjike në këtë fushë përmes prezantimeve informuese si dhe paneleve të diskutimit mbi fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Gjeneral Qeriqi në kuadër të konferencës ka takuar edhe Drejtorin e Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), James Hursch dhe përfaqësuesin nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Asistencë në Siguri (USASAC ) kolonelin Singleton ku u diskutua për procesin e bashkëpunimit dhe blerjeve nga SHBA. ku synimi i KOMFSK-së, është që Ushtria e Republikës së Kosovës të jetë e pajisur me armatimet më moderne ushtarake, e gatshme për të përballuar të gjitha sfidat e sigurisë.

Kjo vizitë është shumë e rëndësishme në procesin e zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe shpreh fuqishëm partneritetin tonë shumë të ngushtë me SHBA-në, në fushën e mbrojtjes, thuhet në postimin në Facebook të FSK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM