Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në zonën e Vushtrrisë, gjatë matjes së shpejtësisë me radar kanë identifikuar kundërvajtësin i cili po zhvillonte shpejtësi prej 105 km/h, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.
Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej pesëqindin (500) euro, si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një (1) viti në territorin e Republikës se Kosovës, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.