Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se së shpejti do të fillojnë me asfaltimin e Parkingut të madh në lagjen “Kodra e Trimave”.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se komunikacioni do të ketë shumë lehtësime kur ta përmbyllin këtë projekt.
Në këtë hapësirë do të vendoset:
– Tregu i drunjëve dhe lëndëve tjera djegëse, sepse nuk do të lejohen më tutje që këto produkte të shiten në zonën urbane, përkatësisht në zona të banimit në kryeqytet.
– Tregu i veturave nuk do të jetë më në Zonën Industriale në Fushë Kosovë por do ta zhvendosim pikërisht në këtë lokacion.
– Autoshkollat do ta kenë lokacionin e veçantë. Ato do të zhvendosen nga “Stacioni i Autobusëve”.