Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se sot iku nga kjo botë një figurë madhështore e skenës globale politike, ish kryenegaciatori për statusin e Kosovës, ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari, në moshën 86-vjeçare.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se Presidenti Ahtisaari ishte njeriu që tërë jetën e tij ia kushtoi paqes, diplomacisë dhe të mirës për njerëzimin dhe që pati ndikim të jashtëzakonshëm për të tashmen dhe të ardhmen tonë.
Ai skaliti kornizën e shtetit tonë, teksa emri i tij do të mbetet përherë në analet e historisë së Republikës së Kosovës.
Paqebërësi dhe vizionari do të mbetet përherë në kujtimet e popullit të Kosovës!