Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se nuk do të ketë shtrenjtim të ngrohjes.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se edhe këtë sezon ngrohës faturimi për konsumatorët banesor dhe afarist/institucional të Termokos do të bëhet me tarifa të pandryshuara nga sezoni i kaluar, pas vendimit të bordit të ZRRE.
Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!