Hetuesit e stacionit policor të Podujevës, kanë arrestuar shtatë persona të dyshuar për vjedhje,ndërsa një person të për blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale.
Shtatë personave të dyshuar u është iniciuar rast për vjedhjet që kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore në markete, ku personat e dyshuar (që të gjithë të mitur), në bashkëveprim dyshohet se kanë vjedhur artikuj nga marketi.
Ndërsa personit të dyshuar -A.R, mashkull 23 vjeç, i janë gjetë dhe sekuestruar gjësendet të cilat dyshohet të jenë të vjedhura.
Ndaj tij është iniciuar rast për blerje, pranim ose fshehje të sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale.
Në koordinim me prokurorin e shtetit hetuesit po ndërmarrin veprimet e nevojshme policore para se rastet të procedohen më tej, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.