Me datat 19 dhe 20 tetor hapet edicioni i 23 i panairit ndërkombëtar AGROKOS që mbulon sektorin e agrobiznesit, ushqimit dhe pijeve. AGROKOS është ngjarja e vetme ndërkombëtare e këtij lloji në Kosovë dhe organizohet nga CEO – Congress and Event Organization e cila është kompania e vetme e specializuar dhe e certifikuar në organizimin e panaireve dhe e eventve biznesore, kompani e themeluar në vitin 2000 me zyrë në Kosove dhe në Gjemani.
Panairi do të jetë i hapur për vizitorët në datat 19-20 Tetor 2023, nga ora 10:00 – 18:00.
Në edicionin e 23-të të panairit AGROKOS do të marrin pjesë 130 kompani prodhuese, vendore e ndërkombëtare, 5 komuna të ndryshme pjesëmarrëse me grupe biznesesh.
Në edicionin e 23 të panairit në mesin e 130 bizneseve ekspozuese, pjesëmarrës janë edhe 5 komuna të regjioneve të ndryshme të Kosovës si: Komuna e Pejës, Komuna e Gjilanit, Komuna e Malishevës, Komuna e Kamenicës, dhe Komuna e Dragashit. Secila prej komunave, në panair promovojnë regjionin e tyre me më së paku 5 biznese, ku në fokus e kanë shtrirjen e produkteve të tyre në gjithë tregun e vendit dhe ftojnë vizitorët t’i shijojnë ushqimet unike nga regjioni i Dukagjinit, Anamoravës, Sharrit dhe rrafshit të Kosovës
Pavijoni i shtetit të Malit të Zi i përfaqësuar nga oda ekonomike së bashku me një grup të bizneseve
Pavijoni i shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës i përfaqësuar nga oda ekonomike së bashku me një grup të bizneseve
Prodhues të ndryshëm (produkte ushqimore si: pije alkoolike dhe jo alkoolike, produkte te bylmetit, dhe produkte tjera si plehëra organike, prodhim i paketimeve dhe ambalazhimeve etj.)
Përfaqësues të bendeve të njohura botërore.
Kultivues dhe përpunues të pemëve dhe perimeve
Kompani që ofrojnë pajisje dhe makineri për agrikulturë
Institucione financiare
Shoqata e përpunueseve edhe eksportuesve kosovarë të produkteve Pyjore Jo-Drunore (PPJD) dhe Bimëve Mjekësore dhe Aromatike (BMA)
Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës
Vizitorë profesionist të fushës së agrobiznesit
Aktivitete paralele: Prezantime, panele diskutimi, bashkëbisedime ne tryeza etj
Të gjitha këto kompani/institucione që marrin pjesë në panairin AGROKOS, qëllim të përbashkët kanë rritjen e biznesit duke gjetur partnerë e bashkëpunëtorë.
AGROKOS, me traditë 23 vjeçare luan një rol të rëndësishëm në nxitjen e zhvillimit të sektorit privat në Kosovë dhe regjion duke shërbyer si pikëtakim i rëndësishëm për shumë biznese që kanë qëllim rritjen e prezencës në treg. AGROKOS është ngjarje që organizohet me standarde të larta dhe është certifikuar ndërkombëtarisht nga Asociacioni Ndërkombëtar i Panaireve me seli në Francë – UFI që ofron një ambient biznesor profesional që i krijon të gjitha kushtet për rrjetëzim. Panairi tashmë është specializuar në trajtimin individual të ekspozuesve, bashkëpunëtorëve por edhe vizitorëve të saj.
Përpos kompanive dhe subjekteve biznesore, AGROKOS rëndësi të veçantë i kushton edhe aspektit akademik duke punuar që gjithmonë të bëjë ndërlidhjen e punës, biznesit me edukim. Kjo ndërlidhje realizohet duke bashkëpunuar me universitetet nga qytete të ndryshme që kanë drejtimin e bujqësisë. Këtë vit, shumë universitete nga qytete të ndryshme do të jenë pjesëmarrës direkt në panairin AGROKOS.
Duke u bërë pjesë e AGROKOS-it, kompanitë mësojnë për trendet në fushën e agrobiznesit, për risitë e konkurrencës dhe zgjerojnë rrjetin e distribuimit në nivelin vendorë dhe ndërkombëtar, thuhet në komunikatën për media e CEO shpk – Congress and Event Organization.
Ceremonia e Hapjes: 19 tetor 2023 | Ora: 11:00
Vendi: Salla 1 Tetori, Prishtinë