Build Skills with our trainings

Sign up now!

BE në Kosovë mirëpret miratimin e Ligjit për dhunën në familje, me bazë gjinore dhe dhunën ndaj grave

Tet 19, 2023

BE-ja në Kosovë mirëpret miratimin e Ligjit për dhunën në familje, dhunën me bazë gjinore dhe dhunën ndaj grave nga Kuvendi i Kosovës më 21 shtator. Ky është një hap përpara drejt një sistemi më efikas për parandalimin e dhunës së tillë dhe mbrojtjen e të mbijetuarve. Ai parashikon përgjegjësi dhe masa mbrojtëse të përforcuara institucionale, siç parashikohet në Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (Konventa e Stambollit), legjislacionin e BE-së dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Është thelbësore për Kosovën që tani të zbatojë me shpejtësi ligjin në përputhje me Kodin Penal, Konventën e Stambollit dhe legjislacionin e BE-së. U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse që të ndajnë burimet e nevojshme dhe të garantojnë një proces gjithëpërfshirës të konsultimeve publike për hartimin e akteve nënligjore, duke përfshirë siç duhet organizatat e shoqërisë civile.

BE-ja në Kosovë rikonfirmon gatishmërinë e saj për të mbështetur Kosovën në zbatimin e ligjit, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM