Kyetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka vizituar Ngrohtoren e Kryeqytetit, Termokos, është pritur nga Fisnik Osmani, kryeshef i ndërmarrjes, ku është njoftuar për sezonin e ri të ngrohjes i cili tashmë ka filluar.
Rama në postimin e tij në Facebook i fton të gjithë konsumatorët që të përdorin matësit e ngrohjes të vendosur në radiatorë sepse iu mundëson që ta mbajnë një temperaturë konstante, pa pasur nevojë që t’i ngrohin shumë banesat e tyre mandej t’i hapin dritaret.
Me zgjerimin e rrjetit më shumë se çdo vit tjetër në shumë lagje të Kryeqytetit, po kursejmë energji dhe ruajmë ambientin.
Falënderoj kryeshefin ekzekutiv, Termokos, i cili bashkë me gjithë ekipin e ngrohtores kanë bërë një punë të mrekullueshme në zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, rregullimin e rrjetit ekzistues si dhe investime në gypa të ri në mënyrë që qytetarët të kenë sivjet një ngrohje më cilësore.