Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bislimi në Francë takon dhe falënderon diasporën për gjithë kontributin e dhënë në Kosovë

Tet 20, 2023

Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë, ka organizuar mbrëmjen e djeshme një pritje për Zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, me mërgatën tonë në Francë.

Ai bashkëbisedoi me mërgatën tonë, nga studentë e deri tek sipërmarrës, duke u njohur së afërmi me historitë e tyre.

Rëndësia e roli i tyre është kyç për vendin, ku dhe u theksua se Qeveria i kushton vëmendje të veçantë diasporës sonë.

Njerëzit dhe profesionistët e duhur, në vendet e duhura janë thelbësore për zhvillimin dhe përparimin e vendit, prandaj ne jemi të interesuar si qeveri të tërheqim profesionistë të talentuar, brenda dhe jashtë vendit.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi diasporën për gjithë kontributin e dhënë në Kosovë. Diaspora mbetet një pjesë kyçe e përpjekjeve tona për zhvillim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm.

Në këtë pritje, na nderoi me prezencën e tij dhe Christopher Nyland, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM