Build Skills with our trainings

Sign up now!

MINT: Hajdari krijon ura bashkëpunimi me kompaninë prestigjioze, MASDAR

Tet 20, 2023

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari gjatë qëndrimit të saj në Emirate të Bashkuara Arabe, në mirëbesim të ministrit të Shtetit për Tregti të Jashtme, Dr. Thani bin Ahmed Al Zeyoudi dhe përmes tij, takoi menaxhmentin e lartë të kompanisë prestigjioze Masdar, të përfaqësuar nga U. Serkan Ata, me të cilin diskutuan rreth klimës së të bërit biznes në Kosovë dhe mundësitë që ofrohen për investimet e qëndrueshme në vendin tonë.

Ministrja Hajdari, e shoqëruar nga kolegët e MINT, ME dhe ambasadori i Kosovës në EBA, e informoi Ata lidhur me progresin ekonomik, demokratik dhe përparësitë për investime në Kosovë, përfshirë prioritetet e politikave industriale dhe të energjisë, reformat me 16 e më shumë ligje të të bërit biznes në Kosovë, duke theksuar mundësitë e aplikimit dhe negocimit përmes ligjit për partneritet publiko-privat, projektligjit për investimet e qëndrueshme dhe projektligjit për burimet e ripërtritshme.

Përfaqësuesit e kompanisë Masdar shprehën interesimin për projektet në fushën e energjisë së ripërtritshme dhe për instrumentet të cilat e përkrahin të investuarit në Kosovë, për të cilat Ministrja Hajdari njoftoi më hollësisht për instrumentet dhe lehtësimet legjislative që nxisin dhe mbrojnë investimet e qëndrueshme në Kosovë. Ajo njëherazi u zotua që do t’i përcjellin informatat shtesë me projektet konkrete në kuadër të Protokollit të Parë të Komitetit të Përbashkët Ekonomik Kosovë – EBA, ku përfshihet edhe sektori i energjisë.

Në fund, ministrja Hajdari ftoi përfaqësuesit e kompanisë Masdar për të vizituar Kosovën dhe për të parë nga afër mundësitë të cilat ofrohen për investime në vend.

Masdar është një nga kompanitë më të mëdha në botë të energjisë së ripërtritshme dhe një lider i hidrogjenit të gjelbër, duke i vendosur Emiratet e Bashkuara Arabe në ballë të tranzicionit të energjisë. Si një pionier në avancimin e sektorit të energjisë së pastër, Masdar është aktiv në më shumë se 40 vende në gjashtë kontinente dhe ka investuar në projekte mbarëbotërore, thuhet në komunikatën për media e MINT-it.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM