Build Skills with our trainings

Sign up now!

KDI: Kuvendi i Kosovës krijon precedent për mbajtje të seancave që nuk plotësojnë kushtet

Tet 20, 2023

KDI ka bërë të ditur se Kuvendi i Kosovës, ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga deputetët opozitar, ndonëse, e thirrur për të trajtuar një temë të rëndësishme – Rezolutën për mbështetje je urgjente financiare të Policisë së Kosovës, deputetët e shumicës parlamentare të udhëhequr nga VV-ja nuk morrën pjesë dhe kjo seancë nuk plotësoi kushtet ligjore për të filluar.

Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit përcaktojnë që për të filluar një seancë vendimmarrëse nevojitet domosdoshmërisht kuorum, përkatësisht 61 deputetë.

Përkundër që deputetët partisë në pushtet edhe këtë herë  treguan mungesë të përgjegjësisë kundrejt funksionit që ata bartin, Kryetari i Kuvendit mundësoi zhvillimin e debatit dhe shprehjen e opinioneve opozitare rreth kësaj teme.

Megjithatë, kjo praktikë nuk duhet lejuar të përsëritet sepse mund të krijojë precedent të gabuar, duke lënë në mundësi të vullnetit individual apo grupor vendimin për mbajtje të seancave, thuhet në komunikatën për media e KDI-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM