Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: AGROKOS të bëhet panairi më i rëndësishëm për bujqësi dhe agroindustri në Ballkanin perëndimor

Tet 20, 2023

Në edicionin e 23 – të  të Panairit Ndërkombëtar të Agrobiznesit, Ushqimit dhe Pijeve, AGROKOS, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi përfaqësuesit e bizneseve pjesëmarrëse në panair, gjithsejtë 135, shumica dërmuese të Kosovës e dhjetëra nga vendet e Ballkanit.
Kryeministri Kurti theksoi se synimi është që panairi Agrokos nga viti në vit të rritet dhe të bëhet panairi më i rëndësishëm për bujqësi dhe agroindustri në Ballkanin perëndimor.
Këtu mund të shihni bizneset e reja shumë, sepse AGROKOS dëshiron që t’u japë hapësirën më të madhe atyre të cilët kanë nisur rishtas dhe këtu njeriu vëren bashkë ndërmarrësinë, edukimin edhe bujqësinë, tha Kryeministri.
Krijohet një raport i ri me tokën nëpërmjet bujqësisë edhe agroindustrisë, prandaj kjo është shumë e rëndësishme edhe për ekonominë e Kosovës, por gjithashtu edhe për inkuadrimin e sa më shumë qytetarëve të Republikës për të prodhuar të mirat e vendit tonë nga vendi ynë, shtoi ai, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM