Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit të FSK-së në Pomazatin, u mbajt ceremonia përmbyllëse e trajnimit “Kërkim-Shpëtim në Male” për ushtarakët nga Kosova, Jordania dhe Shqipëria të cilët përfunduan me sukses trajnimin.
Maqedonci në postimin e tij në Facebook ka thënë se përgjatë këtyre tri javëve të trajnimit, u trajtuan tema të ndryshme: hapja dhe siguria e rrugës deri tek viktimat, ndihma e parë mjekësore, evakuimi i viktimave, ku pjesëmarrësit ndanë përvojat e tyre nga intervenimet dhe eksperiencat reale.
Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim si Qendër e klasit botëror është duke realizuar trajnime bazike dhe të specializuara për strukturat vendore dhe ndërkombëtare duke mundësuar kështu përgatitjen e kuadrove profesionale për t`u përballur me sfidat e kërkim-shpëtimit kudo në botë.