Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se Festivali multietnik i këngëve tradicionale dhe folklorit “BallkanFest”, i teti me radhë, përmbylli edhe një edicion të suksesshëm në Prizren.
Festivali bëri bashkë pjesëmarrës nga të gjitha komunitetet e Republikës së Kosovës, mbi 250 interpretues nga shoqëritë kulturore dhe artistike nga vendet fqinje, Shqipëria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, si dhe mysafirët specialë ishin nga Lugina e Preshevës.
Qëllimi i festivalit është promovimi dhe ruajtja e këngëve tradicionale, folklorit, valleve, diversitetit kulturor dhe trashëgimisë kulturore.
Festivali u organizua nga Shoqata për Kulturë “PLEJADA – Prizren”. MKRS ishte një nga mbështetetësit kryesorë të tij teksa prezent në aktivtete ishte zëvendësministri Sylejman Elshani, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.