Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Përmbyllet Festivali i Filmit Frankofon në Kosovë

Tet 20, 2023

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se me shfaqjen e filmit të vitit 1959, “Marie – Octobre”, me regji të Julien Duvivier, u bë mbyllja e edicionit të 23-të të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë, i cili këtë vit trajtoi temën “Portrete të grave”.

Në ceremoninë përmbyllëse të pranishëm ishin ministri Hajrulla Çeku, ambasadori i Francës, Olivier Guerot dhe këshilltari për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore në këtë ambasadë, Donato Guiliani, ambasadorë e zëvendësambasadorë të Belgjikës, Kanadasë, Zvicrës, kolegë nga kabinetet qeveritare, artistë dhe artdashës.

Ministri Çeku në fjalën e tij përshëndeti të pranishmit dhe i përgëzoi për punën organizatorët e festivalit, si dhe theksoi rritjen e bashkëpunimit kulturor ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Francës. Ai po ashtu ndau një dekoratë mirënjohjeje për Donato Guilianin në shenjë falënderimi për punën dhe bashkëpunimin jo vetëm për festivalin por edhe për angazhimin drejt jetësimit të marrëveshjes filmike të nënshkruar nga dy vendet.

Gjatë këtij edicioni, nga 12 deri më 18 tetor, u shfaqën 8 filma të ndryshëm dhe u mbajtën dy konferenca, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM