Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Babush të Ferizajt kanë ndaluar shoferët SH.B (M/K) i moshës 40 vjeçar dhe G.SH(M/K) i moshës 37 vjeçar, të cilët po drejtonin veturat e tyre nën ndikimin e alkoolit.
Ndaj tyre, policia iu shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që mos të drejtojnë automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë,






