Build Skills with our trainings

Sign up now!

Minxhozi falënderon Kurtin për mikpritjen, komunikimin e rregullt dhe bashkëpunimin e afërt

Tet 23, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Gjatë bashkëbisedimit në këtë takim të përzemërt, kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Minxhozi për punën, angazhimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë gjithë mandatit të tij , si dhe për kontributin e tij të çmueshëm në ruajtjen dhe përparimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme.

Ambasadori falënderoi kryeministrin për mikpritjen, komunikimin e rregullt dhe bashkëpunimin e afërt.

U vlerësua angazhimi i përbashkët me qëllim përmirësimin në jetën e qytetarëve dhe bizneseve, si dhe lehtësimin e problematikave të mbartura ndër vite, në fushat e sigurisë, tregtisë, drejtësisë, arsimit e kulturës.

U theksuan marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, nënshkrimi i gjithsej 184 marrëveshjeve, protokolleve e memorandumeve, si dhe niveli i zbatueshmërisë së marrëveshjeve të deritanishme, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM