Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se ka vizituar Teatrin Dodona ku edhe është takuar me Melihate Qenën.
Çeku në postimin e tij në Facebook ka thënë se Teatri Dodona është shtëpia më e dashur për fëmijët, një vend ku ata zhyten në magjinë e kukullave. E prapa shumë personazheve të tyre të preferuar është Melihate Qena, e cila punon me zemër si artiste e regjisore përballë fëmijëve, një profesioniste e rrallë që jeton me teatrin dhe me plot pasion i ka kushtuar jetën edukimit artistik të fëmijëve.
Në kohërat më të vështira të okupimit dhe të pasluftës në Kosovë, Meli ka qenë një dritë shprese për të gjithë ne.
Bashkë me kryeministrin Albin Kurti dëgjuam historinë e saj frymëzuese që dëshmon se me përkushtim dhe dashuri ndaj artit, mund të krijojmë një botë më të bukur, në veçanti për fëmijët.






