Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Mbahet mbledhja komemorative për mjeshtrin e madh të skulpturave, Luan Mulliqi

Tet 23, 2023

Në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, është mbajtur mbledhja komemorative në nderim të jetës dhe veprës së skulptorit të ndjerë, Luan Mulliqi.

Të pranishëm ishin familja Mulliqi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, ministrja Arbërie Nagavci, deputetë, kryetari i ASHAK, Mehmet Kraja, zyrtarë të kabinetieve qeveritare, akademikë, zyrtarë të institucioneve të artit dhe kulturës si dhe shumë qytetetarë.

Ministri Çeku, në emër të Qeverisë së Kosovës, MKRS-së dhe GKK-së i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Mulliqi, duke shtuar se Luan Mulliqi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën artistike të Kosovës, për çka do të jemi përherë mirënjohës. Ai ishte artist i veçantë, me shije të hollë e me diapazon të gjerë që do të vazhdojë të jetojë përmes veprave monumentale që i la pas. Është detyrim i secilit prej nesh që të vazhdojmë të punojmë për të mbrojtur, dokumentuar dhe promovuar veprat dhe krijimtarinë e tij.

Pas mbledhjes komemorative të pranishmit bënë homazhe për të ndjerin, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM