Build Skills with our trainings

Sign up now!

Sveçla falënderon Minxhozin për angazhimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve

Tet 23, 2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Mixhozi, i cili është në fund të mandatit të tij diplomatik në Kosovë.

Me rastin e përfundimit të mandatit të tij, ministri Sveçla e falënderoi ambasadorin Minxhozi për angazhimin e tij përgjatë viteve për avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve në mes të dy vendeve tona.

Me këtë rast, ai vlerësoi bashkëpunimin, si dhe përkushtimin e Minxhozit për t’i përafruar edhe më shumë qytetarët e vendeve tona. Ministri theksoi se angazhimi mes dy vendeve do të thellohet edhe më tej në shërbim të qytetarëve të dy vendeve.

Ndërsa ambasadori Minxhozi e falënderoi ministrin Sveçla për angazhimin dhe gatishmërinë për të quar përpara agjenda të rëndësishme në shërbim të dy vendeve, të cilat kanë ndikuar në cilësinë e shërbimeve dhe afrimin e mëtejmë mes qytetarëve tanë.

Ndër bashkëpunimet me rëndësi që kanë ndodhur mes dy ministrive të dy vendeve janë: Marrëveshja për lehtësimin e procedurave për kalim të kufirit, hapja e pikës së përbashkët kufitare Krushevë – Shishtavec, Marrëveshja për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit, Marrëveshja për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e leje qëndrimit etj, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM