Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se është përuruar Qendra Rinore, një hapësirë e re efikase dhe multifunksionale për të rinjtë e Deçanit.
Çeku në
postimin e tij në Facebook ka thënë se MKRS ka mbështetur Komunën e Deçanit qysh nga fillimi i projektit, duke alokuar shumën prej 365,000 euro për ndërtimin dhe përfundimin e Qendrës Rinore.
Me nivel të duhur të përkushtimit, po sigurohemi që asnjë projekt të mos mbetet pa u finalizuar dhe funksionalizuar.
Investimet për brezin e ardhshëm janë thelbësore për të siguruar zhvillimin e tyre, përgatitjen dhe lehtësimin e qasjes në tregun e punës.