Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT dhe BB mbajtën ceremoninë inauguruese për lansimin e projektit për reformim të asistencës sociale të Kosovës

Tet 24, 2023

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në bashkëpunim me Bankën Botërore mbajtën sot ceremoninë inauguruese për lansimin e Projektit për Reformim të Asistencës Sociale të Kosovës

Në këtë ceremoni ishin prezent Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, si dhe përfaqësues të shumtë të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile.

Në fjalën e tij hapëse, Murati deklaroi se përmes Projektit për Reformim të Asistencës Sociale, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve synon të largojë diskriminimin brenda kategorive përfituese të asistencës sociale duke e bërë sistemin të atillë që në njërën anë lufton varfërinë ndërsa në anën tjetër nxit aktivizimin e përfituesve në tregun e punës.

Paolucci përgëzoi Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve për përkushtimin në reformimin e skemës sociale duke thënë se ky projekt synon që të përfshijë të gjitha familjet që kanë nevojë për asistencë sociale në Kosovë.

Gjithashtu, Paolucci theksoi se zbatimi i këtij projekti ndonëse sfidues do të ketë një ndikim transformues në mirëqenien sociale të qytetarëve të Kosovës.

Të dyja palët shprehën përkushtimin për pilotimin dhe më pas zbatimin e plotë të këtij projekti duke shfaqur dedikimin e tyre në thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM