Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia e Kosovës arreston tre persona të dyshuar në vazhdën e hetimit të rastit “Fajdeja”

Tet 24, 2023

Sektori i Hetimeve të Krimeve të Rënda në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda të PK-së, në vazhdimin e hetimit të rastit “Fajdeja”, sot me datën 24.10.2023, ka zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse në pesë (5) lokacione të cilat përfshijnë regjionin e Prishtinës dhe një në regjionin e Mitrovicës.

Gjatë realizimit të operacionit policor dhe kontrollit janë arrestuar tre (3), persona të dyshuar dhe janë konfiskuar në cilësi të provave materiale:

  • Pesë vetura,
  • Tre telefona celular,
  • Një llap top,
  • Dy USB dhe disa dokumente të shkruar me dorë.

Me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të lëshuar nga Prokurori i rastit, pasi të përfundohen të gjitha procedurat, personat e dyshuar do të dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë për procedura të mëtejme, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM