Build Skills with our trainings

Sign up now!

Rama: Po i kthehet gjallëria Pallatit të Rinisë, për herë të parë zhvillohet Festivali i Këngës në RTK

Tet 24, 2023

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se së bashku me Ministrinë e Kulturës po e rikthejnë Pallatinë e Rinisë në kryefjalën e kryeqytetit. Po e kthejnë në skenën më të madhe të muzikës shqipe, ku për tre netë me radhë do të zhvillohet për herë të parë Festivali i Këngës në RTK.

Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se e kanë pastruar në tërësi sallën e djegur të Pallatit. Ne si Kryeqytet bashkë me Pallatin e Rinisë dhe Ndërmarrjen Publike Banesore kemi ndarë 350 mijë euro investim për ta jetësuar këtë projekt të ringjalljes së ikonës së Kryeqytetit.

 

Këtë javë kjo hapësirë do të mbushet me njerëz si dikur, do të brohorasin për këngën e këngëtarin e preferuar, do të kënaqen me tingujt e magjishëm të muzikantëve tanë, nën organizimin e jashtëzakonshëm e me plot përkushtim të drejtorit të festivalit, Adi Krasta.

 

Gjithmonë të gatshëm dhe bashkëpunues për të mirën e qytetarëve tanë.

 

Për ngjarje të mëdha kulturore e me shumë rëndësi duhet bashkëpunimi.

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM