Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se edhe zyrtarisht ka filluar të zbatohet orari i kujdestarisë në barnatoret e Kryeqytetit.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se ne do të publikojmë orarin vazhdimisht dhe në këtë mënyrë qytetarët do të mund të blejnë barnat e nevojshme edhe gjatë natës, pa pasur nevojë të enden nëpër qytet për të gjetur barantore hapur.
Kujdestaria e barnatoreve ka filluar të zbatohet për herë të parë pas 24 vjetëve.
Bashkë me drejtorin e shëndetësisë, Izet Sadiku dhe drejtorin e inspektoriatit të Kryeqytetit, Florian Dushi vizituam farmacitë të cilat po mbajnë kujdestarinë.
Ne jemi për dhe në shërbim të qytetarëve.






