Build Skills with our trainings

Sign up now!

Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshjen e mirëkuptimit me Kosova Education Center-KEC

Tet 25, 2023

Komuna e Prishtinës ka njofituar se U.D drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Donjeta Sahatçiu ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me Kosova Education Center-KEC  për zbatimin e projektit “Mbështetje për transformim digjital të shkollave në Prishtinë.

Sahatçiu ka thënë se kanë filluar në tri shkollat e para pilot SHFMU Iliria Prishtinë, SHFMU ” Xhemail Mustafa” Prishtinë dhe SHFMU “Emin Duraku” Prishtinë për të vazhduar me shkollat e tjera në vijim.

Derisa po punojnë në digjitalizimin e proceseve të mësimdhënies e mësimnxënies, përmes këtij projekti synojnë të përmirësojmë kompetencat digjitale të mësimdhënësve dhe të përkrahin krijimin e një mjedisi mbështetës për mësim digjital, që në fund kontribuon në përmirësimin e cilësisë dhe barazisë në arsim.

Ky projekt mbështetet nga UNICEF Kosovo Programme, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM