Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti në takim me Gerapetritis, pjesë e bisedës marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë

Tet 25, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Giorgos Gerapetritis.

Pjesë e bisedës ishin marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, ku kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik e të shkëmbimit tregtar si dhe në sfera të ndryshme me interes të përbashkët.

Në takim, Kurti theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës në rrugëtimin tonë drejt BE-së e zbatimin e reformave. Vendi ynë aspiron të bëhet pjesë e strukturave Euro-Atlantike, për të cilën po angazhohemi maksimalisht në përmbushjen e këtij objektivi.

Ai foli dhe mbi rolin konstruktiv të Kosovës në procesin e dialogut e normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në lidhje me situatën aktuale e aspektin e sigurisë, tha se sulmi terrorist dhe kriminal i 24 shtatorit u planifikua nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë, të cilët kishin një skenar të qartë për destabilizimin e vendit, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM